Maqedoni, ende pa marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM dhe partia e “E majta” bëjnë thirrje që sa më shpejt të bëhen ndryshimet në kodin zgjedhor me çka do të mundësohet një njësi zgjedhore, ndërsa partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI bëjnë thirrje për dialog.

Edhe pse deputetët dje dhanë dritë të gjelbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të vazhduar procedura kuvendare dhe debati në kuvend. Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM fshihet pas BDI-së të cilët, siç thonë nga kjo parti, janë kundër ndryshimit të modelit zgjedhor.

Aleanca për Shqiptarët u shprehën se janë kundër një njësi zgjedhore për shkak se kjo nuk do ta pasqyrojë përfaqësimin etnik, ndërsa nga BDI theksojnë se nuk i ikin debateve dhe se do të japin propozime në Komisionin për Sistem Politik.

Kujtojmë se partitë e vogla maqedonase PLD, RDM dhe “E majta”, vazhdimisht kërkojnë një njësi zgjedhore./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, ende pa marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy