LEN: Shqiptarët po detyrohen të marrin pasaporta në gjuhën maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Evropiane për Ndryshim sot ka akuzuar partitë shqiptare në pushtet se shqiptarëve u pamundësohet të kenë pasaporta në gjuhën shqipe.

E kjo ndodh pas më shumë se dhjetë herë krekosje nga ana e partisë në pushtet se e ka sjellur Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Përkundër pritjeve të gjata shumë ditore, maltretimeve që ju bëhen prindërve tanë, pleqve, grave shtatzëna të sëmurëve përgjigja në fund të ditës tek sporteli është – NUK KA PASAPORTË NË GJUHËN SHQIPE”, akuzojnë nga LEN.

Nga atje thonë se nxjerrja e pasaportave të reja është bërë një makth i vërtetë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

“I gjithë ky kaos ka një emërues: paaftësinë e këtij pushteti për ta menaxhuar këtë proces me, aq më tepër kur dihet se afati i nxjerrjes së dokumenteve të udhëtimit e identifikimit skadon më 12 shkurt. Ky pushtet i korruptuar po na kthen prap në kohën e komunizmit kur shqiptarëve u mohohej secila e drejtë.

Fatkeqësisht qytetarët shqiptarë që duhet patjetër të udhëtojnë jashtë shtetit janë të detyruar që të marrin pasaportën në gjuhën maqedonase”, thonë nga LEN.

Lidhja Europiane për Ndryshim propozon që të eliminohen radhët e gjata, të kursehen qytetarët, MPB në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë së Veriut të mundësojë që të gjitha dokumentet e identifikimit qytetarëve t’ju dorëzohen përmes postës në shtëpi./Telegrafi/

 

Advertisement

LEN: Shqiptarët po detyrohen të marrin pasaporta në gjuhën maqedonase shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy