Lëndohen tre persona në një aksident në rrugën Gostivar – Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre persona janë lënduar, në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën regjionale Gostivar-Dibër.

Siç informojnë nga policia, aksidenti ka ndodhur në rreth orës 10:00, në të cilin janë përfshirë një makinë e tipit “Mercedes” me regjistrim të Dibrës, e drejtuar nga B.N (28) nga Dibra, dhe një makine “Audi” me regjistrim të Ohrit, e drejtuar nga V.Q (21) nga Dibra.

“Pas aksidentit V.Q dhe bashkudhëtarët S.Q (58) dhe M.Q (26) të gjithë nga Dibra, janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Dibër, ku tek V.Q janë konstatuar lëndime trupoe, ndërsa tek S.Q lëndime më të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria e Gostivarit./Telegrafi/

Advertisement

Lëndohen tre persona në një aksident në rrugën Gostivar – Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy