Lëndohet edhe një punëtor në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga policia, punëtori 25 vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore duke punuar në një objekt në ndërtim në Shkup.

“Më 11.05.2021 në ora 15:30 në SPB Shkup është raportuar se në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ me lëndime të rënda trupore është sjellur I.L (25). Sipas një deklarate të një dëshmitari, punëtori I.L është lënduar duke kryer punën në një objekt në ndërtim në pjesën qendrore të Shkupit”, sqarojnë nga policia.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

Ky është rasti i tretë në këtë muaj ku punëtori merr lëndime të rënda trupore në Shkup./Telegrafi/

Advertisement

Lëndohet edhe një punëtor në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy