Një alpinist për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë nga Malet e Osogovës. Ekipi shpëtues nga njësia speciale Tigrat dhe njësia e helikopterëve pranë MPB-së e kanë gjetur lokacionin dhe në mënyrë urgjente e kanë transportuar në kompleksin e klinikave Nënë Tereza.

Thirrja është bërë në numrin për raste urgjente 112, pas çka me koordinata është gjetur lokacioni i alpinistit të lënduar. Maqedonia edhe më tej është pa ndihmë të shpejtë ajrore, pasi që para 4 vjetëve u anulua tenderi me kompaninë “Sarhems” e cila ishte partnere në shërbimin helikopterik për ndihmë të shpejtë dhe shpëtim.

The post Lëndohet një alpinist në malet e Osogovës / Maqedonia edhe më tej pa ndihmë të shpejtë ajrore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";