Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot do të qëndrojë në Republikën e Kosovës, ku do të të takohet me homologen kosovare Albulena Haxhiu.

Në takim pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndihmë juridike në lëndë civile.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të vendoset edhe rruga diplomatike e komunikimit, që do të mundësojë që procedurat civile të jenë më efikase dhe më të shpejta, ndërkaq do të mundësojë komunikimin mes organeve kompetente të dy shteteve për përgjigje më të shpejtë nga të dy anët, paraprakisht pa kaluar procedurat në dy ministritë e drejtësisë”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy