Lëvizja Besa fillon me riorganizimin e strukturës partiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se partia e tij ka mbajtur mbledhjen e saj të parë si parti kuvendare që është pjesë e shumicës kuvendare.

“Sot kryesia debatoi për planet dhe sfidat që na presin për periudhën e ardhshme. Për këtë shkak të shpallim riorganizim të partisë në aspekt strukturor por edhe për të formuar grupe ekspertësh që të bëhet ndryshime statuare me çka do të mundësojmë funksionim të partisë sipas trendeve bashkëkohore dhe evropiane”, tha Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai falënderoi kryetarët e degëve, nëndegëve dhe të gjitha strukturat në nivel lokal për angazhimin e tyre. Kasami inkurajoi që të jenë pjesë e riorganizimit të partisë që do të kulminojë me kongresin partiak.

Kreu i Lëvizjes Besa, tha se pasi të emërohen personat në funksione do të mbahet konferencë për shtyp me ekspertë për transparencë dhe dekriminalizim ku do të marrin pjesë të gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa.

Advertisement

“Do të dëshmojmë se funksionarët e Lëvizjes Besa do të jenë shembull i sundimit të qytetarëve dhe për qytetarët”, tha Kasami./Telegrafi/

Lëvizja Besa fillon me riorganizimin e strukturës partiake shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy