Duam që të informojmë opinionin e gjërë dhe gjithashtu ministrin e ekonomisë se rroga mesatare që sipas tij qenka rritur për 14.6%, ka ndodhur në një periudhe ku inflacioni është 14.1%, ndërsa edhe kjo rritje është si rezultat i rritjes së pagave në disa sektore siç është sektori i IT-së, dhe jo i gjithë ekonomisë, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.

‘Të dilet dhe të flitet për rritje të rrogës mesatare për 14,6% pas rritjes së pagave të funksionerëve për 78% është sa ironike aq edhe përbuzëse.

Pyetja e vërtetë për Kreshnik Bekteshin është: Sa është rritur rroga mesatare deri sot tek shumica e qytetareve, për ato që janë të punësuar në administratën publike dhe shtetërore, sa është rritur paga e të punësuarve në ndërmarrjet publike?

Me përgjegjësi konstatojmë se tek shumica e qytetarëve jo që nuk ka rritje të standardit jetësor, por tek qytetari i thjeshtë ka varfërim të vazhdueshëm, dhe kjo situatë është gjatë verës. Gjendja e brishtë finansiare e amvisërive do të goditet përsëri me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, kur Kreshnik Bekteshi do t’u mundëson kompanive rritjen trefish të çmimit të drunjve për ngrohje dhe peletave, siç bëri 2 vitet e kaluara”, thuhet në kumtesën e LD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lëvizja Demokratike: Jo që nuk ka rritje të standardit jetësor, por tek qytetari i thjeshtë ka varfërim appeared first on Telegrafi.