Dauti: Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e standardit jetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti gjatë debatit parlamentarë rreth rebalancit të buxhetit të RMV tha se “vetëm para pak çastesh patët rastin se ne si Aleancë nuk udhëhiqemi nga emocione se kush e propozon amendamentin por gjykojmë dhe mbështesim atë që është e mirë për qytetarët siç ishte amendamenti i propozuar nga deputetja e shumicës e që u mbështet nga ASH-ja”, tha Dauti.

Dauti më tej shtoi se ne si Aleancë kemi propozuar me dhjetëra amendamente të cilat u hudhën një nga një edhe pse këto amendamente lidhen me vendbanimet nga vinë një pjesë e deputetëve, të cilët votuan kundër ose përmbajtur.

Sa i përket amendamentit të dorëzuar nga ana e sindikatave ju ende edhe më tej shtireni dhe për inate nuk merrni parasysh jetën e qytetarëve, kur ne që në fillim propozuam që të ketë rritje lineare të pagave në gjithë nivelet me rritjen e pagës minimale, shton Dauti.

Deputetja Dauti lexoi amendamentin i cili u refuzua nga shumica parlamentare e cili kishte të bëj me propozimin, amendament për ndarjen e 9 milion denarëve, për pastrimin e bregut të lumenjve Treska dhe Vardar në Saraj. Shumica parlamentare pranoi amendamentin, por shkurtoi shumën në 3 milion denarë.

Advertisement

Dauti: Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e standardit jetësor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy