Ilire Dauti: LSDM-BDI refuzuan amendamentin e ASH-së për rritjen e pagave në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në deklaratë për media u shpreh se LSDM-BDI refuzuan amendamentin e ASH-së për rritjen e pagave në arsim dhe tani derdhin lotë krokodili.

“Vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësoj si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor. Kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend”, tha Dauti.

Ajo shtoi se sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale.

“Ne mbështetëm rritjen e pagës minimale, por koalicioni LSDM-BDI në komisionin për punë dhe politikë sociale, votuan kundër amendamenteve tona dhe kundër rritjes së pagave në arsim. Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje deputetëve të shumicës dhe Qeverisë që ta ndalojnë teatrin dhe mashtrimin. Të ulemi dhe bashkërisht të vendosim të rrisim pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht ata t’i ndalin keqpërdorimet e lukset e funksionarëve të tyre”, tha Dauti./Telegrafi/

Advertisement

Ilire Dauti: LSDM-BDI refuzuan amendamentin e ASH-së për rritjen e pagave në arsim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy