Ilire Dauti: Me kujdes e ndjekim çështjen me nënshtetësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, sot në konferencë për shtyp tha se me vëmendje të veçantë e ndjekin problemin me nënshtetësinë, duke shtuar se do të reagojnë sipas rrethanave.

“Çështja për nënshtetësinë e ndjekim me interesim të madh. Për fat të keq, numrat dalin në sipërfaqe. Edhe vetë kryeministri tha se numri i tyre është shumë i madh, 20 mijë qytetarë janë bllokuar në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe shumë të tjerë të cilët më vonë parashtruan kërkesa. Thashë publikisht dhe do të përsëris, Agjencisë për Siguri Kombëtare në asnjë moment nuk është kompetente t’i hetojë ata persona të cilët do të parashtrojnë kërkesë për nënshtetësi sipas dispozitës kalimtare”.

“Ajo dispozitë është shumë e qartë – në të qëndron se të gjithë personat të cilët kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para 8 shtatorit 1991 mund të marrin nënshtetësi vetëm me një nga dokumentet nga lista e cila përbëhet nga 16 dokumente”, tha Dauti.

Ajo potencoi se si Aleancë për Shqiptarët çdoherë ishin në anën e fjalës së argumentuar dhe konsideron se fjala duhet të mjaftojë si argument që të binden të gjitha palët të cilat, siç tha, në njëfarë mënyre e pengojnë përfitimin e nënshtetësisë.

Advertisement

 

Ilire Dauti: Me kujdes e ndjekim çështjen me nënshtetësinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy