Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Po keqpërdoret legalizimi i kanabisit për prodhime shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike e Maqedonisë propozon ndalimin e biznesit me lëndët narkotike në Maqedoni.

“Abuzohet me legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, mbi 70 kompani prodhojnë kanabis pa kontroll efektiv nga institucionet shtetërore dhe prodhimi vendoset në tregun ilegal, duke përhapur kështu biznesin e drogës dhe abuzimin me kanabisin.

Prania e ekspertëve nga jashtë për luftën kundër biznesit të drogës në Maqedoni konfirmon se ky krim ka marrë përmasa të rënda dhe përfshin formimin e karteleve të drogës, llogaritjet dhe likuidimet e ndërsjella, si dhe përhapjen e narkomanisë në shkallë të gjerë edhe jashtë Maqedonisë”, thonë nga LD

Nga atje theksojnë se deri më tani janë zbuluar më shumë se 10 “vjedhje” të marijuanës, tentativa për të shitur kanabis ilegalisht etj.

Advertisement

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Po keqpërdoret legalizimi i kanabisit për prodhime shëndetësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy