Lidhja Europiane për Ndryshim pyet Ali Ahmetin: Sa vite burg i fale Gruevskit me ndryshimin e Kodit Penal?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, të cilat dje zyrtarizuan koalicionin e tyre, sot në konferencë për shtyp kanë dalë me disa pyetje në drejtim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se ndryshimet e Kodit Pnela u bënë vetëm në shërbim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Gordana Jankulloskës dhe të tjerëve.

“E dimë që qytetarët nuk meritojnë të zgjohen çdo ditë duke parë në faqen e parë të gazetës, se sot u lirua nga kjo lëndë Gruevski, sot u lirua nga lënda tjetër Mijallkovi, por kur në pushtet ke njerëz që kanë nuhatur fundin e tyre, është e natyrshme të shohësh përpjekje të tilla për të gjetur shpëtim”.

“Prandaj qytetarët duhet të dijnë që këtë dhuratë e kanë nga BDI dhe Ali Ahmeti dhe se do të vazhdojmë të dëgjojmë që lëndë të tilla si ‘TNT’, ‘Tanku’, ‘Titanik’, ‘Trajektorja’, ‘Тalir’ ‘Thesari’, ‘Target/Fortesa’, që po bien në ujë, një nga një çdo ditë e me rradhë”.

Advertisement

“Besa për neve nuk është çudi që dashuria e Ahmetit për Gruevskin është e madhe. Këtë e kemi kuptuar qysh moti dhe e kemi vërtetuar teksa vet ai deklaronte se Gruevski nuk është i keq, por të tillë e ka paraqitur propaganda mediatike, mirëpo duam që këtë dashuri të Ahmetit ta përkthejmë në parametra më të saktë”.

“Pra, duam të dijmë, sa vite burg, ia ka falë Ahmeti Gruevskit me ndryshimin e kodit penal?
Sa para të qytetarëve janë vjedhur me kryerjen e këtyre veprave penale për të cilat sot Nikolla Gruevski po lirohet nga aktakuzat, e të cilat nuk ka për t’i kthyer kurrë? A ia vlen barra qiranë, për këtë simpati ndaj Gruevskit dhe edhe sa do të jemi dëshmitarë të këtij flirti?”, thanë nga Lëvizja Evropiane për Ndryshim.

Në fund ata thonë se do të ketë përgjegjësi për secilin që ka penguar realizimin e drejtësisë./Telegrafi/

Lidhja Europiane për Ndryshim pyet Ali Ahmetin: Sa vite burg i fale Gruevskit me ndryshimin e Kodit Penal? shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy