minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Ligji për “branitellat” nuk kalon sërish, VLEN dhe Fronti Europian kërkojnë të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së - Struga.info


Ligji për “branitellat” nuk kalon sërish, VLEN dhe Fronti Europian kërkojnë të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji për “branitellat” është sërish pengesë për punën e Komisionit për Politikë Sociale në Kuvend, pasi që kryetarja e komisionit Ilire Dauti e thirri seancën, por puna ngeci pasi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska sërish kërkoi që kjo zgjidhje ligjore të futet në rend dite.

Debati filloi, por pas një kohe të shkurtër u ndërpre pasi Ilire Dauti nuk deshi ta votojë propozimin e Trençevskës dhe i thirri deputetët për koordinim në kabinetin e saj.

Ndonëse pas koordinimit seanca e komisionit vazhdoi, megjithatë me kërkesë të deputetëve të “VLEN-it” ajo u ndërpre sërish, pasi propozimin e ligjit për “branitellat” e panë si provokim dhe kërcënuan se nëse do të gjendej ky ligj në rendin e ditës, ata do të përdorin të gjitha burimet e rregullores për të bllokuar punën e komisionit.

Ndryshe nga seanca e kaluar e komisionit, kur kërkuan që kryetarja ta vendosë ligjin në rend dite, deputetët e OBRM-PDUKM-së sot ishin më të qetë. Ligji për të drejtat e veçanta të “branitellave”, edhe pse është futur në procedurë, nuk është gjetur vendosur në rend dite në Komisionin për Punë Sociale.

Advertisement

Puna e komisionit do të mbetet në “status quo” deri në krijimin e kushteve për miratimin e raporteve që sot ndodheshin në rend dite. LSDM-ja propozim-Ligjin për “branitellat” e dorëzoi në Kuvend në fillim të muajit shtator. I njëjti u kundërshtua nga partitë shqiptare të cilat kërkuan që bashkërisht me statusin e branitellave të rregullohet edhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së.

Opozita maqedonase kërkoi që kreu i Kuvendit, Afrim Gashi në bazë të Rregullores të thërrasë mbledhjen e komisionit, por Gashi tha se ai mund të thërret mbledhjen e trupit punues në bazë të rëndit të ditës dhe jo të thërret mbledhjen për ta plotësuar rendin e ditës. Për veprimet Gashit, partia E Majta ka dorëzuar padi penale./Telegrafi/

The post Ligji për “branitellat” nuk kalon sërish, VLEN dhe Fronti Europian kërkojnë të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy