Ligji për masat restriktive, ka mbetur i bllokuar në Kuvendin e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji për masat restriktive, rezulton se nuk do ta shohë dritën në këtë përbërje parlamentare. Ndryshimet që, sipas propozuesit, pritet të sanksionojnë edhe në vend personat që futen në listën e zezë amerikane ose marrin sanksione të ngjashme nga BE-ja, kanë ngecur në Kuvend dhe nuk ka një marrëveshje politike për zhbllokimin e tyre. Pushteti, gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme e propozoi ligjin me procedurë të rregullt, ai duhet të kalojë nëpër Komisionin për politikë të jashtme të cilin e drejton deputeti i opozitës Antonio Milloshoski. Sipas pushtetit, bllokues është po Milloshoski.

Nga ana tjetër, opozita thotë se në vend ka mjaft ligje për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, në rast se ka vullnet që kjo të ndodhë. Sipas tyre, fakti që ligji është me procedurë të rregullt, nënkupton që duhet të ketë dhe debat publik.

“Maqedonia edhe tani ka mjaft ligje që të pastrojë krimin dhe korrupsionin kurse pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë do të rishikojmë gjithçka në thelb dhe gjithkund ku ka boshllëqe do të sjellim vendime ose zgjidhje ligjore me qëllim që të merremi me krimin dhe korrupsionin. Unë vlerësoj se në këtë moment nëse ka vullnet, ka mjaft bazë ligjore që të ndiqen penalisht njerëzit që janë autorë potencial të krimit dhe korrupsionit”, tha Aleksandar Nikollovski, OBRM-PDUKM.

Opozita shqiptare thotë se mosmiratimi i ligjit i përgjigjet BDI-së dhe koalicionit të krijuar me partinë e Mehduh Thaçit i cili është në listën e zezë amerikane.

Advertisement

“Sot e kemi arsyen përse u bllokua. Sot Ali Ahmeti nënshkroi një marrëveshje me Menduh Thaçin, i cili është në listën e zezë amerikane. Kjo tregon përse u bllokua ky ligj, për ta bërë këtë bashkëpunim se është tepër i nevojshëm dhe proevropian për BDI-në, kurse nga ana tjetër në popullatë diçka tjetër promovojnë, diçka tjetër flasin, akuzojnë për palën tjetër”, tha Visar Ganiu, VLEN.

Në listën e zezë amerikane së fundi hynë Stevço Jakimovski, kandidat për president, Katica Janeva, ish kryeprokurore speciale, kurse pak më herët edhe Ramiz Merko, kryetar i Strugës, Koço Angjushev, ish zv. kryeministër për çështje ekonomike, ish shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamçev dhe të tjerë./Alsat/

Ligji për masat restriktive, ka mbetur i bllokuar në Kuvendin e RMV-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy