
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektuese sot pasdite u miratuan në Komisionin kuvendar për Shëndetësi.
Ligji para deputetëve në seancë plenare është paraparë të sjellet në procedurë të shkurtuar ndërsa seanca pritet të fillojë në ora 19:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë ligj, që do të votohet me procedurë të shkurtuar, deputetët e shumicës parashtruan pesë amendamente, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishin amendamentet e tyre.
Një pjesë e amendamenteve u pranuan nga propozuesi./Telegrafi/
Advertisement
The post Ligji që do të mundësojë masat e reja mbrojtëse sonte në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.