minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Linjë telefonike falas për raportim të shkeljes të së drejtës së votimit në Maqedoni - Struga.info


Linjë telefonike falas për raportim të shkeljes të së drejtës së votimit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ora 7:00 deri në ora 21:00, do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votimit.

Nga Shërbimi për shtyp i Avokatit të Popullit njoftojnë se të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit, në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet atyre në realizmin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore

Përveç linjës falas, qytetarët do të munden për mbrojtjen e të drejtave të tyre, të telefonojnë edhe në numrat e mëposhtëm: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

“Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të ofrojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara”, komunikuan nga shërbimi për informim.

Advertisement

Avokati i Popullit thekson se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, ndërsa shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve dhe shkeljeve të tjera të së drejtës së votës janë vepra të dënueshme.

Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor që t’i respektojnë protokollet shëndetësore të caktuara për mënyrën e votimit.

The post Linjë telefonike falas për raportim të shkeljes të së drejtës së votimit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy