Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët të marrin pjesë në protestën antibixhoz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestën që organizohet nga Lëvizja “Anti-bixhoz” për mbylljen e Kazinos pranë çerdhes Rinia, në rrugën industriale tek rrethrrotullimi për tek ish-fabrika Teteks.

“Pas publikimit të megaskandalit Credit Suisse, u pa që mafia e kazinove është pjesë e krimit të organizuar bashkë me politikën, duke kontaminuar shoqërinë tonë në çdo cep të qytetit dhe vendit tonë.

Kërkojmë urgjentisht mbylljen e Kazinos pranë çerdhes për fëmijë me të cilën janë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe. Shprehim zhgënjimin e madh që disa parti politike në parlament, fushatat parazgjedhore të të cilave janë financuar edhe nga lobi i kazinove, kanë sabotuar sjelljen e ligjit që kazinotë dhe lojërat e fatit të jenë 3 km larg shkollave dhe çerdheve”, thonë nga Lista “Më mirë për Tetovën”.

Protestën e nesërme që fillon në orën 14:00 është mbështetur edhe Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa./Telegrafi/

Advertisement

Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët të marrin pjesë në protestën antibixhoz shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy