Lloga: ASH e vetme në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lloga: ASH e vetme në zgjedhje

Krenar Lloga, ka bërë një postim në Facebook, duke komunikuar qartë se Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të shkojë vetëm në zgjedhjet parlamentare të ardhshme, njofton Telegrafi.

“Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar unanimisht për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare 2024!”, shkruan Lloga në postimin e tij në Facebook.

Në anën tjetër, Arben Taravari, kryetari i ASH-së, ka bërë një postim, duke shprehur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet. Taravari ka theksuar nevojën për një ndryshim të madh politik, duke larguar korrupsionin si pengesë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

“Sot këtë mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë!”, ka përfunduar Taravari në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Lexo po ashtu
Taravari: Kërkoj nga Kuvendi i partisë të më mbështet për “ndryshimin e madh”

Advertisement

Lloga: ASH e vetme në zgjedhje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy