Lloga kërkon që të mblidhet Këshilli i Sigurisë për shkak të situatës në burgje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do t’i dërgojë letër presidentit Stevo Pendarovski, në të cilën do të kërkojë që të thirret seanca e Këshillit të Sigurisë.

“Në këtë seancë Lloga do të kërkojë shqyrtimin e situatës në burgjet e vendit dhe situatën me mbi 2.800 të dënuar me akte referimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit për shkak të mungesës së hapësirës dhe që paraqesin rrezik potencial për mbarë shoqërinë dhe mundësia që krimet e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë t’i inkurajojnë që t’i përsërisin ato”, thuhet në njoftim.

Lloga do t’i dërgojë gjithashtu një letër të veçantë ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK-së dhe AI-së, ku do të kërkohet i njëjti informacion.

Deputetët dje kanë refuzuar propozimin e Qeverisë, e cila kërkoi amnisti./Telegrafi/

Advertisement

Lloga kërkon që të mblidhet Këshilli i Sigurisë për shkak të situatës në burgje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy