Lloga në takim me udhëheqësit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë, propozoi udhëzime për ndryshime të reja ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Drejtësisë njofton se ministri Krenar Lloga sot realizoi takim koordinues me zv.kryetaren e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, Prokurorin Publik të RMV-së, Ljubomir Joveski, kryetarët e prokurorive të larta publike dhe PTHP Shkup, koordinatorët e partive më të mëdha politike, përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe ekspertë nga Projekti Sundimi i ligjit.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ndonëse ishte i ftuar edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ai nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme dhe ftesa mbetet e hapur për mbledhjet në vijim, si edhe për të gjitha mbledhjet dhe trupat punues.

Siç njoftojnë nga kabineti i Llogës, temë e diskutimit ishte propozimi për Ligjin e prokurorisë publike për vendosjen e mbikëqyrjes mbi funksionalitetin e sistemit për ndarjen e lëndëve.

“Kjo zgjidhje e propozuar ligjore paraqet vazhdimësi të asaj që është bërë para meje, e njëkohësisht me ardhjen time në postin e Ministrit të Drejtësisë, që në fillim të mandatit tim, zotohem për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të prokurorisë publike, si hallkë më e rëndësishme e sistemit të gjyqësorit”, tha ministri Lloga.

Advertisement

Në takim u konkludua nevoja për hartimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin e ri për Administratën e Prokurorisë Publike dhe u konstatua se sistemi aktual informativ ka mangësi dhe nuk jep rezultatet e pritura.

Në paraqitjen e tij, ministri i Drejtësisë propozoi udhëzime për ndryshimet e reja që do të shqyrtohen nga grupi i punës që do të formohet dhe do të punojë në përpilimin e ndryshimeve.

“Ministria e Drejtësisë, si organ i pushtetit ekzekutiv, është kompetente për sigurimin e kushteve optimale për funksionimin e organeve të sistemit të gjyqësorit dhe për këtë arsye, mbikëqyrja do të kontribuojë në ndjekjen e situatës në prokuroritë publike, duke nisur nga plotësimi i resurseve njerëzore, e deri te kushtet hapësinore dhe teknike për funksionimin e prokurorive publike. Komisioni do të kryejë mbikëqyrje vetëm mbi funksionalitetin e sistemit dhe mënyrën e ndarjes së lëndëve, e jo edhe këqyrje në vetë lëndët. Në këtë mënyrë nuk do të cenohet pavarësia e prokurorisë publike”.

“Komisioni për mbikëqyrje në procesverbal propozon rekomandime për përmirësimin e kushteve në prokuroritë publike, gjë që paraqet bazë të mirë për ndërmarrjen e aktiviteteve të mëtutjeshme për përmirësimin e kushteve në sistemin e gjyqësorit”, tha Lloga në takim./Telegrafi/

Advertisement

Lloga në takim me udhëheqësit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë, propozoi udhëzime për ndryshime të reja ligjore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy