Llukarevska: Jam optimiste se ndryshimet kushtetuese do të votohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha e Shërbimit të të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska është shprehur optimiste dhe Kuvendi i Maqedonisë do të arrijë shumicë prej 2/3 për ndryshimet kushtetuese.

Ajo thotë se Maqedonia tashmë duhet të ec përpara drejt rrugës pro-evropiane.

“Ka shumë forca progresive që duan të ecin përpara dhe prandaj jam optimiste se amendamentet kushtetuese mund të kalohen”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it, nënkryetare e LSDM-së.

Ajo pret që deputetët që e mendojnë të mirën për vendin t’i votojnë ato ndryshime kushtetuese.

Advertisement

Kujtojmë se edhe përkundër thirrjeve që ndryshimet kushtetuese të votohen, opozita maqedonase ende insiston në mbajtjen e një referendumi dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Llukarevska: Jam optimiste se ndryshimet kushtetuese do të votohen shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy