Llukarevska: Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në intervistë për Kanal 5 theksoi se prioriteti është që në kuvend të miratohen sa më shumë ligje që do të thotë standard më të madh jetësor.

“Këtë e dëshmuam me pagën minimale që ndodhet në procexurë kuvendare dhe po ashtu edhe me Ligjin për pensione për shkak se po bëhen negociata me palët”, theksoi Llukarevska.

Sa i përket kërkesës për zgjedhje parlamentare, Llukarevska tha se nuk është koha për zgjedhje, por zgjidhjen e krizave dhe avancimin e standardit.

“Obligimi ynë është që të zgjedhim çështjet në kuvend, të miratojmë ligje që rrisin standardin jetësor. Këtë e dëshmuam me pagën minimale, përgjigjen ndaj krizës energjetike. Zgejdhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2024”, tha Llukarevska./Telegrafi/

Advertisement

Llukarevska: Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2024 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy