LOE të Maqedonisë: Masat e reja janë të pazbatueshme dhe diskriminuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) paralajmëron se masat e reja për mbrojtje nga përhapja e virusit, të cilat hynë në fuqi dje, shkaktojnë probleme shtesë për shkak të selektivitetit dhe moszbatueshmërisë së tyre në praktikë.

Sipas Aleksandra Andreva, anëtare e Bordit të Drejtorëve të LOE, ka vend për interpretim arbitrar të vendimeve, të cilat, siç thotë ajo, Qeveria duhet t’i shpjegojë pa mëdyshje publikut të gjerë.

Kjo do të thotë, për të sqaruar nëse masat zbatohen edhe për hyrjen e personave të punësuar në objektet e hotelierisë, qendrat tregtare dhe të gjitha objektet e tjera të mbuluara nga ndalimi, nëse ata nuk kanë një certifikatë vaksinimi ose konfirmimi për 45 ditë pas kalimit të Covid-19.

“Në këtë moment, në praktikë, gjatë inspektimit, kërkohet një certifikatë vaksinimi për të gjithë personat në objekt, pa bërë dallim midis punonjësve dhe vizitorëve, e cila ka potencialin të kufizojë zgjedhjen personale të punonjësve nëse do të vaksinohen, për të cilat është e nevojshme të specifikohet dhe shpjegohet qartë nëse hyrja në objekt është e lirë për këdo që ka dëshmi të imunizimit apo përjashtim nga kjo janë personat e punësuar në këto objekte. Dykuptimësia e masave nga qeveria i vë punëdhënësit në një pozitë të palakmueshme të cilët nuk e dinë nëse dhe si duhet të veprojnë”, thonë nga LOE./Telegrafi/

Advertisement

LOE të Maqedonisë: Masat e reja janë të pazbatueshme dhe diskriminuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy