Në orën 19:40 është lokalizuar zjarri që shpërtheu mbi fshatin Otovica afër liqenit të Velesit, por nuk është shuar plotësisht, për këtë arsye ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve nga Velesi janë ende në terren deri në shuarjen e plotë të tij, njoftojnë për AIM nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes Veles.
Zjarri, i cili është në terren të paarritshëm, ka shpërthyer pasdite në orën 14:00 dhe prej tij është përfshirë një pyll me pisha.
Në shuarjen e zjarrit, përveç zjarrfikësve nga Velesi, janë bashkuar edhe punëtorët e SHPK “Derven” dhe popullata vendase nga fshati Otovicë, e pasi kryetari Marko Kolev ka kërkuar ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët kanë intervenuar me dy avionë.
Në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i Njësisë së Helikopterëve për Qëllime të Veçanta në kuadër të Ministrinë e Punëve të Brendshme./Telegrafi/
The post Lokalizohet zjarri në afër liqenit të Velesit appeared first on Telegrafi.