Nga java e ardhshme paga minimale do të jetë 18.000 denarë dhe do të jetë dyfish më e lartë se paga minimale nga viti 2017 kur në sektorë të caktuar ishte 8.800 denarë. 80.000 punëtorë nga prilli do të marrin paga më të larta për 3.000 denarë se më parë, ndërsa të ardhura më të larta do të kenë ata punëtorë që kanë marrë paga prej 16 ose 17.000 denarë, tha në konferencë për media Marija Georgievska, deputete e LSDM-së.
Ndër të tjera, deputetja thotë se pagat janë në rritje në të gjithë sektorët.
“Në MPB ka rritje të pagave me pesë përqind, ndërsa paga dukshëm më të larta sot kanë mjekët, infermierët dhe edukatorët në çerdhe, punonjësit në arsim dhe mbrojtje.
Rritja e pagave në të gjithë sektorët ka kontribuar që paga mesatare për muajin janar të këtij viti të jetë rekord prej 29.980 denarë, që është përmbushje e premtimit për pagë mesatare prej 30.000 denarë ose 500 euro.
E gjithë kjo është tregues i suksesit të politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja”, shtoi Georgievska./Telegrafi/
The post LSDM: 80.000 punëtorë nga prilli do të marrin pagë më të lartë për 3.000 denarë appeared first on Telegrafi.