LSDM ka kërkuar që Hristijan Mickoski që të pranoj takimin e tij me Palevskin. Ato thanë se fshehja e provave është një akt kriminal dhe kërkojnë nga Mickoski të përgjigjet për marrëdhënien e tij me Palevskin.

“Nëse Mickoski ka informacione shtesë në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë, është detyra e tij që t’i dorëzojë ato në Prokurorinë Publike për hetim të mëtejshëm” thanë nga LSDM.

Ato shtuan se Palevski, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të OBRM-PDUKM-së, ka qenë publikisht në krah të Mickoskit dhe partnerit të tyre të koalicionit e Majta. LSDM thot se me pikëpamje radikale, ai ka shërbyer si vegël e OBRM-PDUKM-së në një fushatë të zezë kundër LSDM-së dhe çdo vlerësimi për demokracinë në Maqedoni, duke nxitur tensionet etnike.

“Partia e tij politike, me orientim radikal dhe pro-rus, është produkt i politikave agresive të OBRM-PDUKM-së gjatë dy dekadave të fundit. Ne kërkojmë nga organet kompetente, në veçanti Prokuroria Publike, që të hetojnë marrëdhëniet e Palevskit me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe Mickoskin. Është detyra e tyre që të sigurojnë drejtësi dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndësishëm për opinionin publik” theksuan nga LSDM. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë appeared first on Telegrafi.