LSDM: Asgjë nuk ndryshon me OBRM-PDUKM, edhe një fushatë me dyshime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “hetimi i hapur dhe dyshimet për parregullsitë e reklamimit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së është dëshmi se në këtë parti asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Informacionet e publikuara flasin se qindra mijëra euro, para nga buxheti i shtetit, para të qytetarëve, OBRM-PDUKM i ka shpenzuar për reklamim në portale të panjohura, pa impresione dhe pa redaksi”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se nuk ka fushatë të OBRM-PDUKM-së pa dyshime dhe se në në fushatën presidenciale kjo parti e mbyllu xhirollogarinë me borxh prej 400 mijë eurove që është në kundërshtim me ligjin.

Nga LSDM shtojnë se më herët kjo parti e udhëhequr nga Gruevski kishte borxh prej tre milionë eurove.

Advertisement

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet ta dinë se iku koha kur mbylleshin xhirollogari për fushata zgjedhore me borxhe milionëshe për të mos pasur përgjegjësi, iku koha kur me paratë e qytetarëve OBRM-PDUKM blente media”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Asgjë nuk ndryshon me OBRM-PDUKM, edhe një fushatë me dyshime shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy