LSDM: Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale, ndërsa çdo individ me regjistrim do të kontribuojë në zhvillimin e shtetit”.

“Regjistrimi në prill do të zbatohet me respektim të plotë të protokolleve shëndetësore dhe masave për mbrojtje nga coronavirusi. Shëndeti do të tërësisht i mbrojtur, si për regjistruesit ashtu edhe për qytetarët dhe procesi i regjistrimit do të jetë i sigurt nga aspekti shëndetësor”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, ky është operacioni më masovik ku do të merren të dhëna të plota dhe gjithëpërfshirëse për popullatës, amvisëritë dhe banesat e që, siç shkruajnë nga LSDM, janë të rëndësishme për shtetin, institucionet, komunat por edhe për biznes sektorin dhe organizatat qytetare.

“Pas 19 viteve pa regjistrim, mbajtja e këtij regjistrimi në pranverë është puna më e rëndësishme shtetërore dhe akt i lartë patriotik. Ky regjistrim duhet të jetë sukses i përbashkët për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Ata shtojnë se qytetarët nuk duhet të bojkotojnë regjistrimet nga manipulimet sepse ky është operacion i rëndësishëm statistikor.

“Bojkotimi i regjistrimit është vepër penale, procedurë që nuk sjell asgjë mirë për askënd dhe dëmton interesat shtetërore dhe nacionale”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

LSDM: Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy