LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të kthejnë paratë, e vetmja parti që bllokon në kohë krize

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM kërkon që deçputetët e OBRM-PDUKM-së gjatë bllokadës së Kuvendit të kthejnë parat te qytetarët.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së t’i kthejnë pagat, paratë për mëditje dhe shpenzimet për rrugë te qytetarët. Këto janë mbi 55.000 euro në muaj.

OBRM-PDUKM-ja është partia e vetme në botë që në kohën e krizës më të madhe në botë bllokon Kuvendin dhe e pengon miratimin i ligjeve të rëndësishme.

OBRM-PDUKM është partia e vetme në botë që mburret se i dëmton qytetarët përmes bllokimit të zgjidhjeve ligjore.

Advertisement

Me urdhër të Nikolla Gruevskit dhe me diktim të Hristia Mickoskit deputetët e OBRM-PDUKM-së dje shpenzuan mijpra euro para të popullit për të prishur edhe një ditë pune të Kuvendit”, thonë nga LSDM.

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të kthejnë paratë, e vetmja parti që bllokon në kohë krize shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy