LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza të ndërsjella për mbeturinat në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

LSDM-ja përmes një njoftimi akuzoi OBRM-PDUKM-në për kaosin me mbeturinat në qytetin e Shkupit.

Sipas tyre, Mickoski gjatë gjithë fushatës, bashkë me kryetarët e komunave në Shkup kërkuan mbështetje nga qytetarët dhe premtonin Shkup modern dhe në vend të Shkupit modern, Mickoski dhe partia e tij e shndërroi Shkupi në një deponi të madhe.

“Me ditë të tëra Shkupi po ngulfatet me mbeturina dhe papastëri duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve, posaçërisht në këto temperatura të larta”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se kryeministri Kovaçevski është në koalicon me Arsovskën për tenderë dhe ai është fajtor për kaosin në Shkup.

“Kovaçevski dhe Arsovska janë në koalicon të hapur. Këshilltarët e LSDM-së i mbështetën planet financiare të Arsovskës. Kovaçevski ka drejtorin e tij në krye të NQP-së”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza të ndërsjella për mbeturinat në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy