LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për incidentin e shkaktuar në Kuvend nga “E Majta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për incidentin e shkaktuar në Kuvend nga “E Majta”

LSDM ka dënuar incidentin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shkaktuar nga dy deputetët e së “Majtës”, të cilët sulmuan nënkryetarin e Kuvendit dhe sekretarin e përgjithshëm.

“Për shkak të sensit të shëndoshë të shumicës, ne nuk do të lejojmë Kuvendin e Maqedonisë të zbatojë një skenar të mirëmenduar dhe tentativë për të shkaktuar konflikte fizike dhe kaos.

Anëtarët e së “Majtës” duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim që prokuroria publike kompetente të bëjë kallëzime përkatëse penale menjëherë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ajo që po shohin qytetarët sot, theksojnë nga atje, është një konfirmim i asaj që kemi thënë gjatë gjithë kohës.

Advertisement

“Me të Majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lexo po ashtu
Deputetët e “Të Majtës” demolojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Advertisement

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për incidentin e shkaktuar në Kuvend nga “E Majta” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy