LSDM-ja si parti përgjegjëse është e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase brenda dhe jashtë vendit. Gjuha maqedonase mbrohet dhe konfirmohet edhe në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Dëshmi për këtë është nënshkrimi i marrëveshjes së parë me BE-në, marrëveshja për Frontex në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, e cila e bëri gjuhën maqedonase të barabartë me gjuhët e tjera të Unionit.

Me këtë edhe zyrtarisht janë shembur të gjitha gënjeshtrat dhe histeritë që OBRM-PDUKM i ka promovuar për gjoja fshirje dhe rrezikim të gjuhës maqedonase me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shtojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se nuk ka asnjë bullgarizim apo asimilim siç kanë gënjyer Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: E siguruam dhe e mbrojtëm gjuhën maqedonase në BE shkruan Telegrafi.