Kovaçevski: Mbrojtëm gjuhën maqedonase, duke siguruar vazhdimësinë e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të manifestimeve me rastin e shënimit zyrtar të festës kombëtare 24 Maj – Dita e Arsimtarëve Gjithsllavë shenjtorët “Kiril dhe Metodi” në Ohër, Qeveria mbajti panel diskutimi “Gjuha maqedonase në botën sllave”, në të cilën fjalim pati edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

“Shenjtorët Kirili dhe Metodi janë domethënës për shkrim-leximin e të gjithë popujve sllavë, si krijues të shkrimit të parë sllav – glagolitik, nga i cili buron shkrim-leximi maqedonas. Ata festohen dhe respektohen nga e gjithë bota kulturore në Evropën e sotme, për shkak të shpirtit të tyre kozmopolit, me të cilin u vendosën si urë lidhëse midis qytetërimit të Evropës Lindore dhe Perëndimore.

Por ajo që na bashkon çdo 24 maj dhe pse jemi sot këtu, janë fillimet e shkrim-leximit maqedonas, të lidhura me veprimtarinë e Shkollës Letrare të Ohrit, universiteti i parë sllav në atë kohë, i themeluar pikërisht këtu, në Ohër”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij.

Si një qeveri e përgjegjshme ndaj të kaluarës së saj të pasur kulturore dhe historike dhe ndaj popullit të saj, shtoi Kovaçevski, morëm vendime të vështira dhe të guximshme të shtetësisë, me të cilat fillimisht siguruam kufijtë territorialë përmes anëtarësimit në NATO, e më pas forcuam dhe mbrojtëm gjuhën dhe identitetin tonë përmes fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Advertisement

Kryeministrit shtoi se faktet flasin për të vërtetën se gjuha maqedonase sot është e barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Kovaçevski: Mbrojtëm gjuhën maqedonase, duke siguruar vazhdimësinë e saj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy