Markovska: Në BE hyjmë si maqedonas me gjuhën maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ne hyjmë në BE si maqedonas me gjuhë të pastër maqedonase, dhe ju jeni të humbur në histori”.

Kështu iu drejtua deputetja e LSDM-së Daniela Markovska, deputetëve të OBRM-PDUKM-së në seancën e sotme parlamentare.

“Për çfarë po protestoni ju nga OBRM-PDUKM, të humbur në histori? Dje supremacistë, pardje të lashtë dhe sot gjoja partizanë. Ne hyjmë në BE si maqedonas me gjuhën maqedonase dhe unë si deputete e Gjorçe Petrovit do të luftoj për të ruajtur imazhin dhe veprën e Gjorçe Petrovit, dhe do të luftoj për të ruajtur imazhin dhe vepër e heronjve tanë nacionalçlirimtarë që ju i quani kriminelë”, tha deputetja Markovska.

Markovska: Në BE hyjmë si maqedonas me gjuhën maqedonase shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy