Gjatë ditës së sotme kanë reaguar nga LSDM, në lidhje me mos mbështetjen e marrëveshjes mes SASHK-ut dhe Qeverisë nga vet anëtaret e SASHK-ut. Nga atje vlerësojnë se vendimi i SASHK-ut për vazhdimin e grevës në arsim është realizim i një agjende të caktuar politike të disa anëtarëve të ngushtë të SASHK-ut.

Nga atje thonë se një veprim i tillë po i lë nxënësit jashtë shkollave.

Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel, ka deklaruar se është egoiste, e palejueshme dhe e papërgjegjshme që nxënësit të jenë 10 ditë jashtë shkollës vetëm për shkak të agjendave politike personale të individëve nga kryesia e SASHK-ut.

“E drejta e fëmijëve për arsim është e garantuar me kushtetutë dhe nuk duhet lejuar të rrezikohet për shkak të agjendës së tyre politike. Shteti dhe institucionet e kanë detyrimin të sigurojnë vazhdimësinë e mësimit, plotësimin e plotë të kurikulave në shkolla dhe këtë do ta bëjnë”, deklaroi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Fëmijët jashtë shkollave, agjendë politike appeared first on Telegrafi.