LSDM: Gjithë Evropa është goditur nga coronavirusi, vetëm Mickoski gëzohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ju është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me menaxhimin me pandeminë e coronavirusit.

Nga LSDM thonë se e gjithë Evropa është goditur nga epidemia, kurse vetëm Mickoski sipas tyre gëzohet.

“Në një kohë kur vala e vjeshtës e pandemisë së coronavirusit po trondit të gjithë Evropën, dhe të gjitha përpjekjet kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, vetëm humbësi Hristijan Mickoski gëzohet dhe përpiqet të fitojë pikë të lira politike për të ruajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë”.

“Ndërsa pretendon të jetë i shqetësuar për situatën e coronavirusit, Mickoski po ngacmon anëtarësinë e tij me të ashtuquajturat protesta, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Nga LSDM thonë se Mickoski në vend të protestave, duhet ta mbajë premtimin parazgjedhor dhe të jep dorëheqje pasi i humbi zgjedhjet./Telegrafi/

LSDM: Gjithë Evropa është goditur nga coronavirusi, vetëm Mickoski gëzohet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy