LSDM-ja synon që në 3 sektorë të ulë orarin e punës nga 40 në 35 orë në javë.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nëse qeveria do të kishte dëgjuar, Maqedonia e Veriut do të kishte qenë një vend ekonomikisht shumë më i zhvilluar se deri më tani”, kështu tha kreu i Odës Ekonomike në takimin me kreun e LSDM-së Dimitar Kovaçevski. Oda Ekonomike drejton gishtin kah politikanët që sipas biznesmenëve nuk kanë bërë sa duhet për zhvillimin e ekonomisë.

“Pa futjen e shtetit ligjor, pa funksionimin e shtetit ligjor, nuk ka asgjë nga biznesi. Ata premtuan shumë gjëra, por nuk premtuan asgjë. Ajo politikë e promovuar nga shteti, pra qeveria, bie ndesh me interesat e shumicës së bizneseve dhe qytetarëve. I bëjmë thirrje presidentit të shtetit të përdorë kompetencat e tij kushtetuese dhe të mos nënshkruajë ligje që janë kundër interesave të biznesit. Le ta kontrollojmë shpenzimin e mjeteve buxhetore ashtu siç jemi marrë vesh, le t’i prezantojmë në mënyrë transparente”, tha Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike.

Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski premtoi se paga mesatare do të arrijë shifrën rekord prej 1.100 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 37.000 denarë ose 600 euro. Ai tha se në takimin e socialdemokratëve me udhëheqësin e Odës Ekonomike diskutuan për mundësitë e reja të zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat. Në programin e ri zgjedhor, LSDM premton standard më të lartë të jetesës, paga e pensione evropiane. Nga kjo parti thonë se në 2028 pensioni minimal do të jetë 20.000 denarë, kurse ai mesatar 500 euro.

“Ka akoma punë për tu bërë, duhet të fuqizohen investitorët vendor por edhe të tërheqin investitor të huaj. Me rritjen e standardit të jetesës me investimet dhe në infrastrukturë dhe sektorin e bujqësisë do të ngritën edhe pagat, do të rriten pensionet dhe reforma tjera që janë pjesë e programit tonë zgjedhor”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

Advertisement

Oda Ekonomike ka dalë me propozime për zhvillimin ekonomik për dhjetë vitet e ardhshme. Kërkon uljen e administratës përmes moratoriumit të punësimeve të reja, uljen e numrit të institucioneve shtetërore, i cili tashmë ka shkuar në gati 1400, duke shkurtuar shpenzimet joproduktive./Alsat.mk

LSDM-ja synon që në 3 sektorë të ulë orarin e punës nga 40 në 35 orë në javë. shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy