Të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, me të cilat shqetësonin qytetarët me muaj dhe tentonin të krijonin përçarje të reja, ranë në ujë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Me rekomandimet e miratuara të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme, të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë sipas bullgarëve, siç kanë gënjyer Mickoski dhe OBRM-PDUKM.

Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thonë nga atje.

Nga atje shtojnë se kjo i mohon gënjeshtrat e rënda të OBRM-PDUKM-së dhe tregon se OBRM-PDUKM dhe Mickoski duan të prishin procesin e zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bullgarinë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së gjoja për ndryshimin e historisë appeared first on Telegrafi.