LSDM: Kandidatja e OBRM-PDUKM-së nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, kandidaturën e ka dorëzuar me nënshkrimin e deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka mbështetjen e qytetarëve për shkak se OBRM-PDUKM nuk ka nënshkrime të vlefshme për të.

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, sot në konferencë për shtyp tha se Siljanovska-Davkova kandidaturën e saj e ka parashtruar me nënshkrimin e deputetëve e jo me nënshkrimin e qytetarëve.

“OBRM-PDUKM nuk ka mbledhur nënshkrime të vlefshme ligjore për kandidaten e tyre për presidente, Gordana Siljanovska Davkova. OBRM-PDUKM-ja kandidaturën për Siljanovskën në KSHZ e ka parashtruar me nënshkrime deputetësh e jo me nënshkrime të qytetarëve. Dukshëm OBRM-PDUKM siç i kurdis anketat, dëshiron që t’i kurdis edhe nënshkrimet, e kur e kanë kuptuar se do të kontrollohet legaliteti i çdo nënshkrimi, nuk i kanë parashtruar”, tha Bodganka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM: Kandidatja e OBRM-PDUKM-së nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, kandidaturën e ka dorëzuar me nënshkrimin e deputetëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy