LSDM: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në Ballkan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbajtja e takimit të liderëve të vendeve të NATO-s në Shkup, është konfirmim se vendi jonë vlerësohet nga NATO, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së

“Mbajtja e takimit joformal të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni është një tjetër konfirmim se vendi ynë njihet si një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Stabiliteti i sigurisë sjell prosperitet ekonomik. Investitorët e huaj e njohin Maqedoninë e Veriut si një vend të sigurt për investime, i cili siguron punë më të mira për qytetarët tanë, paga më të larta dhe rritje të standardit të jetesës.

LSDM e futi vendin në NATO me vendime të guximshme dhe vendimtare.

Advertisement

Ne vazhdojmë të punojmë me shpejtësi dhe me përkushtim deri në integrimin e plotë edhe në Bashkimin Evropian, siç bëmë me NATO-n”, thonë nga LSDM.

Vazhdimi i rrugës evropiane, shtojnë nga atje, tashmë varet vetëm dhe vetëm nga ne dhe nga vendimet që do të merren në kuvend./Telegrafi/

 

LSDM: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në Ballkan shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy