Nga LSDM theksojnë se mbi 16.000 maturantë janë në pasiguri për shkak të agjendës politike të kryesisë së SASHK-ut.

“Rreth 10 për qind ose rreth 1600 prej tyre nuk e kaluan pjesën e parë të provimit shtetëror të maturës dhe nuk mund t’i nënshtrohen provimeve në qershor. Rrezikohet regjistrimi i atyre maturantëve që planifikojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë vendit dhe e gjithë kjo vetëm për shkak të qëndrimit shantazhues të kryesisë së SASHK-ut”, thonë nga LSDM

Ata shtojnë se se kryesia e SASHK-ut hodhi poshtë propozimin për rritje të re të pagave në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve për 12 për qind në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

“LSDM-ja në arsim në 3 vitet e fundit në tri raste i ka rritur pagat e mësimdhënësve për mbi 21 për qind, ndërsa OBRM-PDUKM për 11 vjet i ka rritur për vetëm 4 për qind. Shantazhet dhe veprimet politike të kryesisë së SASHK-ut janë në dëm të studentëve dhe procesit mësimor. Studentët duhet t’i kthehen mësimit për të cilin kanë aq shumë nevojë. E drejta për arsimim e fëmijëve është e garantuar me kushtetutë dhe nuk duhet të lejohet të rrezikohet për shkak të agjendës së tyre politike”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post LSDM: Mbi 16 mijë maturantë janë në pasiguri për shkak të politizimit të grevës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";