LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë fajtorë për bllokimin e rrugës evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një deklaratë sot, LSDM shpreh se bllokada e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë ka penguar hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Edhe pse procesi i shqyrtimit përfundoi plotësisht me sukses, megjithëse nuk ka kushte të reja dhe mbështetja nga liderët evropianë për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit është e fortë, kapitujt mbetën të mbyllur për shkak të politikës së bllokadës së OBRM-PDUKM-së dhe të Majtës” thuhet nga LSDM.

Partia akuzon Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM për këtë bllokim, duke e cilësuar si pengesën kryesore për integrimin evropian të vendit.

“Me OBRM-PDUKM-në nuk ka BE, ka izolim, pasiguri dhe stagnim” SHTOJNË ATP

Advertisement

LSDM akuzon liderin Mickoski se ka privilegjuar interesat personale mbi interesat e popullit maqedonas dhe qytetarëve. Ata përmendin se opozita kundër BE-së, e bashkuar nga OBRM-PDUKM dhe të Majtët, është faktori kryesor që pengon rrugën evropiane të vendit.

Në përfundim, LSDM thekson se qytetarët janë të bindur se koalicioni i OBRM-PDUKM dhe të Majtës është pengesa kryesore në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. /Telegrafi/

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë fajtorë për bllokimin e rrugës evropiane shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy