LSDM: Raporti i KE-së konfirmon se Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë penguesit kryesor për rrugën evropiane të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raporti i Komisionit Evropian konfirmoi, OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë frenuesit kryesorë në rrugën evropiane dhe në reformat e vendit, akuzojnë nga LSDM.

“Raporti thekson konstatimin shkatërrues se partia kryesore opozitare OBRM-PDUKM bllokoi në mënyrë aktive punën parlamentare, e cila ishte një pengesë e rëndësishme për përparimin.

Megjithatë, pavarësisht pengesave të opozitës, shteti vijon të plotësojë kushtet për rifillimin e negociatave për anëtarësim.

Bllokadat dhe pengesat e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit në Kuvendin e Maqedonisë duhet të mposhten për hir të të gjithë qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit”, tha LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Raporti i KE-së konfirmon se Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë penguesit kryesor për rrugën evropiane të vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy