LSDM: Mickoski e pranoi, farsa e referendumit nuk ka mbështetje as nga opozita

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSDM: Mickoski e pranoi, farsa e referendumit nuk ka mbështetje as nga opozita

Hristijan Mickoski sot ka pranuar se ai dhe Dimitar Apasiev janë vetëm dhe të izoluar kundër BE-së. Mickoski konfirmoi se farsa e tij për referendum, i cili është për përdorim të brendshëm në OBRM-PDUKM, nuk e ka përkrahjen as nga partitë tjera opozitare, thuhet në reagimin LSDM ndaj qëndrimeve të shprehura nga lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase.

Sipas LSDM-së, “Mickoski me shumë naivitet përpiqet që arsyet e problemeve në radhët e partisë së tij dhe opozitës t’ia bartë dikujt tjetër, por për këtë duhet të shikoni veten”.

Nga LSDM theksojnë se çdo gjë që ka thënë Mickoski ka dalë e kundërta”.

“Nuk ka as bullgarizim, as asimilim, negociatat me BE-në i kemi filluar me gjuhë të pastër maqedonase dhe identitet të ruajtur. Askush nuk është fajtor për Mickoskin që ka gënjyer qytetarët, anëtarët e tij dhe partitë tjera”, thuhet në deklaratën e partisë së LSDM-së.

Advertisement

Mickoski sot theksoi se, përveç koalicionit qeverisës, kundër deklaratës për referendum për propozimin francez, ka edhe parti opozitare që janë të instaluar nga pushteti./Telegrafi/


Mickoski: Janë duke u zhvilluar konsultimet, cila duhet të jetë forma referendumit

Advertisement

LSDM: Mickoski e pranoi, farsa e referendumit nuk ka mbështetje as nga opozita shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy