Nga LSDM përmes një komunikate thonë se Mickoski duhet të japë dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”.

Sipas tyre, edhe një herë u vërtetua se OBRM-PDUKM është parti kriminale, ndërsa në këtë rast gjyqësor, Gruevskit ka vjedhur partinë e tij dhe ka larë paratë me skema të ndryshme kriminale për të blerë parcela prej 11 mijë metrave katrorë.

“Shefi i Mickoskit, i arratisuri Nikolla Gruevskit, i dënuar për 7 vjet burg i është marrë pronat dhe është konfiskuar. Mickoski në atë periudhë kur janë bërë krimet në Vodno ka qenë këshilltar i Gruevskit dhe më pas sekretar i përgjithshëm i partisë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se as Mickoski dhe as partia e tij nuk dënuan krimin dhe nuk kërkuan falje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E vetmja agjendë politike e Mickoskit është pengimi i drejtësisë, shtetit dhe mbrojtja e krimit të Gruevskit. Pas gjithë kësaj, pas këtyre vendimeve gjyqësore, Mickoski duhet të japë dorëheqje”, thonë nga LDSM./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit kur janë bërë krimet me parcelat në Vodno appeared first on Telegrafi.