LSDM: Krimi që ka bërë Gruevski ka ndodhur në kohën kur Mickoski ka qenë këshilltari i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencë për shtyp, deputeti Martin Kostovski u shpreh se sot edhe një herë u vërtetua krimi i OBRM-PDUKM-së nga ku Gruevski dënohet me 7 vjet burg.

“Në proces gjyqësor janë vërtetuar krimet dhe keqpërdorimet e Gruevskit, shefit të Hristijan Mickoskit. Larje parash, pasurim ilegal, fshehje prone dhe keqpërdorim të parave nga anëtarë të OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Kostovski.

Ai shtoi se krimi që ka kryer Gruevski është bërë në vitin 2015, periudhë në të cilën Mickoski ka qenë këshilltarë i ish-kryeministrit.

“Mickoski ishte dora e djathtë e Gruevskit, këshilltar në qeveri dhe më pas sekretar i përgjithshëm i partisë. Krimi i kësaj partie është vërettuar me gjykime efektive në gjykata, në Listën e Zezë të Departamentit shtetëror dhe në Raporte të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh Kostovski nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Krimi që ka bërë Gruevski ka ndodhur në kohën kur Mickoski ka qenë këshilltari i tij shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy