LSDM: Mickoski në kohë krize paralajmëron bllokada të reja, por ne dhe qytetarët nuk do ta lejojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe në kushtet e krizës më të madhe kur qytetarët kanë nevojë për një Kuvend funksional që miraton ligje në interes të tyre, Hristijan Mickoski vendos të forcojë bllokadat. Me sa duket, pas shkatërrimit ka vendosur ta kalojë edhe shefin dhe mentorin e tij Nikolla Gruevskin, reagojnë nga partia në pushtet LSDM.

“OBRM-PDUKM në Kuvend bllokon një sërë ligjesh me interes për qytetarët, si Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë në shkollat ​​fillore dhe të mesme si dhe Ligjin për shërbimin në ushtri. Nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk pritej asgjë tjetër, vazhdojnë në të njëjtin stil, me të njëjtën formë, me një qëllim – bllokadë të shtetit”, theksohet në reagimin me shkrim nga LSDM.

Ata vlerësojnë se me veprime të tilla Mickoski nuk e bllokon as LSDM-në e as Qeverinë, por në atë mënyrë i bllokon zgjidhjet për një jetë më të mirë të qytetarëve.

LSDM, siç theksohet në shkrim, mbetet e hapur për të gjitha propozimet e qëllimshme dhe konstruktive, por dënon, siç thonë ata, të gjitha përpjekjet për bllokada dhe kriza artificiale për shkak të interesave personale dhe partiake, veçanërisht në kohën kur i ndjejmë pasojat e krizës dhe po luftohet kriza me të vetmin qëllim për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Advertisement

LSDM dhe qytetarët nuk do të lejojnë që bllokadat e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së kriminale ta dëmtojnë shtetin”, thonë nga partia në pushtet.

LSDM: Mickoski në kohë krize paralajmëron bllokada të reja, por ne dhe qytetarët nuk do ta lejojmë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy