Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk bënë asgjë për Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman, akuzojnë sot nga LSDM.

“Përveç kësaj, Mickoski tregoi injorancë të madhe për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe procesi i integrimit në BE.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM me vetëdije kanë gënjyer opinionin se do të kishin ofruar një kornizë më të mirë negociuese, edhe pse të gjithë zyrtarët e BE-së e bëjnë të qartë se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet.

Jo vetëm që nuk janë në gjendje të sigurojnë një kornizë të re negociuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë në gjendje as të lobojnë për shtetin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përkundër kësaj, Mickoski ende ka mundësi të qëndrojë në krahun e djathtë dhe duhet të përdorë dorën e zgjatur në takimin e liderëve ku i janë pranuar të gjitha kushtet”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski nuk bëri asgjë për Rezolutën në Bundestag, po tregon injorancë të madhe appeared first on Telegrafi.