LSDM: Mickoski të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet për takimet me Palevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hristijan Mickoski nuk duhet të heshtë për ndërmjetësimet me Palevskin, por duhet të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet për çfarë janë marrë vesh, akuzojnë sot nga LSDM.

Palevski, theksojnë nga LSDM, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi mbarë opinionin në vend, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të OBRM-PDUKM-së dhe publikisht përkrahte Mickoskin, si dhe partnerin e tyre të koalicionit “E Majta”.

“Me pikëpamje radikale, Palevski ishte vegël e OBRM-PDUKM-së në një fushatë të zezë kundër LSDM-së, por edhe kundër gjithçkaje që nënkupton demokracinë në Maqedoni dhe për nxitjen e tensioneve etnike.

Partia e tij politike margjinale me orientim radikal dhe pro-rus është produkt dhe mjet i politikave të agresionit të heshtur të OBRM-PDUKM-së në dy dekadat e fundit.

Advertisement

Në kuadër të Bojkotit, së bashku me OBRM-PDUKM-në dhe “Të Majtën” ishin kundër anëtarësimit në NATO”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata, shtojnë nga atje, ishin gjithashtu pjesë e protestave të dhunshme kundër propozimit francez dhe ngritën gijotinë para Kuvendit./Telegrafi/

LSDM: Mickoski të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet për takimet me Palevskin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy